Policia mësyn në zyrat e komitetit organizator dhe sekuestron dokumentet

Futboll

Policia mësyn në zyrat e komitetit organizator dhe sekuestron dokumentet

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 13:34
Logo e PAris 2024

Kur duhen edhe 14 muaj që të nisin Lojërat Olimpike “Paris 2024”, policia financiare franceze ka mësyrë në zyrat e komitetit organizator të këtij eventi, në Saint Denis. Sipas mediave franceze, agjentët kanë sekuestruar dhe janë duke ekzaminuar dokumente të ndryshme që kanë lidhje me Olimpiadën dhe institucione të lidhura me të.

“Komiteti organizator është duke bashkëpunuar me policinë, për ta lehtësuar hetimin e saj”, thuhet në një deklaratë të zyrës për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit financiar.

Ende nuk dihet konkretisht se përse po kryhet ky hetim, por në vitin 2021, janë bërë publike dy raporte që flasin për rreziqe në lidhje me korrektesinë dhe për konflikt interesi.

Nën hetim edhe kompania Solideo, që duhet të dorëzojë brenda afatit punimet për Olimpiadën. Inspektorët që po kryejnë hetimin janë shprehur se procedura e përgjithshme për blerjen është e pasaktë dhe e pakompletuar dhe se ekziston mundësia për konflikt interesi.

Mësohet se ky kontroll i papritur në zyrat e “Paris 2024” ka ardhur pas një denoncimi që kanë paraqitur 10 punëtorë, që kanë qenë të punësuar në kantierë të ndryshëm, ku punohet për strukturat e Olimpiadës. Ata kanë hedhur në Gjykatën e Punës katër shoqëri punësimi e ndërtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat