Moratti: Interi më mësoi të shkoja nga ‘parajsa’ në ‘ferr’, krejt papritmas

Futboll

Moratti: Interi më mësoi të shkoja nga ‘parajsa’ në ‘ferr’, krejt papritmas

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 13:46
Massimo Moratti

Massimo Moratti iu dha vula e Universitetit të Urbinos. Për të ishte një mundësi të kujtonte 15 vitet në krye të Interit:

“Të bëhesh president i Interit nuk ishte një akt bujarie në fillim. Megjithatë, në fund të fundit, mund të them se e kuptova se çfarë do të thotë të investosh në futboll.

Çdo vështirësi që hasa m’u kthye në përvojë. Futbolli më mësoi të përballesha me jetën.

Të fitoja dhe të humbisja. Të shkoja nga ‘parajsa’ në ‘ferr’, krejt papritmas.

Më mësoi durimin. Të qenit president i Interit ishte një privilegj, kurrë një barrë”.

Moratti ka kohë edhe për një “thumbin” ndaj rivalit të tij prej kohësh: “E mësova luftën edhe nga futbolli.

Ma mësoi përballja me Juventusin. Një luftë e kufizuar në sferën sportive, sigurisht. Edhe pse…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat