Bekaj në Hatajspor

Futboll

Bekaj në Hatajspor

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 14:21
Bekaj

Visar Bekaj la Tiranën këtë verë dhe dje është prezantuar te skuadra e re në Turqi.

Ai do të jetë pjesë e Hatajsporit dhe ka qenë vetë klubi që e ka prezantuar me anë të një postimi, ku shihet Bekaj duke kryer vizitat mjekësore në një nga spitalet që klubi ka kontratën me to.

Bekaj largohet në këtë mënyrë nga Shqipëria pas 3 vitesh, ku ka mbajtur veshur fanellën e Tiranës.

Ai fitoi me bardheblutë një titull kampion dhe një Superkupë Shqipërie, teksa sezonin e fundit u bë protagonist edhe në sherrin masiv në ndeshjen ndaj Bylisit, duke u pezulluar me 1 vit, por më pas Apeli e fali në 2 ndeshje pezullim.

Pikërisht dënimi njëvjeçar është enigma më e madhe e çështjes “Tirana”.

Lojtari nga një dënim ekzemplar 1 vit shkoi dy javë. Një falje me shumë pikëpyetje, pasi gjesti i lojtarit, duke ftuar tifozët të pushtojnë fushën, ka qenë i rëndë. Gjithsesi, kalimi i dënimit nga 12 muaj në dy ndeshje pa një justifikim të Apelit është një çudi me “Ç” të madhe.

Argumente, falje, nuk ka dhe i bie që komisioni juridik nëse ka vendosur kështu i ka bërë një nder të madh portierit, ndërsa për të dënuarit e tjerë që janë dënuar me fjalë i bie që jo vetëm të falen, por madje të marrin ndonjë shpërblim që duhet të shpërndahet nga Apeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat