Brozoviç mban peng Interin, Al Nassr dhe Barcelonën

Futboll

Brozoviç mban peng Interin, Al Nassr dhe Barcelonën

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 14:42
Brozoviç

Marselo Brozoviç vazhdon të dërgojë mesazhe përmes ‘Instagramit’, por pavarësisht raportimeve për një takim me drejtorët e Al-Nassr, ai po mban Interin dhe Barcelonën në pritje. ‘

Nerazzurrët’ kanë rënë dakord për një tarifë transferimi prej 23 milionë euro dhe duhet të shesin para se të investojnë në një zëvendësues të përshtatshëm.

Megjithatë, Brozoviç nuk është aspak i bindur nga ideja për t’u transferuar në Ligën Pro Saudite në moshën 30-vjeçare, duke ndjerë se ka ende më shumë për të dhënë në nivelin më të lartë të futbollit.

Me Barcelonën që ofron një pagë shumë më të ulët se 20 milionë euro në sezon që ofrohet në Al-Nassr, ai ende po pret një lëvizje në ‘Kamp Nou’.

‘Relevo’ raportoi sot se kishte një takim mes drejtorëve të “Al-Nassr” dhe Brozoviç, por ‘Sky Sport Italia’ siguroi se mund të ishte kërkuar, por nuk u zhvillua. Ndërkohë, kroati vazhdon të dërgojë mesazhe të fshehta përmes Stories së tij në “Instagram”, duke përfshirë një meme të Al Paçino-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat