Martinez, pasues i Benzemas te Real Madridi?

Futboll

Martinez, pasues i Benzemas te Real Madridi?

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 14:47
Martinez

Real Madridi është në kërkim të pasuesit të Karim Benzema-s.

“Los Blancos” sipas medieve spanjolle, janë duke i monitoruar disa sulmues për të mbuluar hapësirën që ka lënë asi francez.

Harry Kane i Tottenham-it duket i largët, ndërsa Kai Havertz tashmë zyrtarisht është lojtar i Arsenal-it.

Ylli i Interit, Lautaro Martinez thuhet se është opsion i mundshëm për zëvendësuar Benzeman tek Real Madridi.

“Interi duhet të jetë i kujdesshëm ndaj Real Madridit në afatin kalimtar të kësaj verë”, shkruajnë mediet italiane.

Skuadra ‘Nerazure’ synon të shmangë shitjen me çdo kusht të argjentinasit, kartoni i të cilit thuhet se kap shifrën 80 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat