Ish - trajneri anglez: Nuk ka gjasa që Kane të shkojë te Bayerni

Futboll

Ish - trajneri anglez: Nuk ka gjasa që Kane të shkojë te Bayerni

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 15:45
Harry Redknapp e Harry Kane

Harry Kane duket të jetë një hap larg transferimit te Bayerni. Golashënuesi më i mirë në historinë e skuadrës angleze duket se ka një marrëveshje paraprake. E vetmja gjë për t’u bërë është të bien dakord klubet për shifrën e transfertës.

Tottenham kërkon më shumë se 100 milionë euro për yllin e vet, ndërsa gjigantët bavarezë kanë ofruar 70 milionë euro, plus bonuse. Distanca mes kërkesës dhe ofertës, është e konsiderueshme.

Ish-trajneri legjendar anglez, Harry Redknapp, është i bindur se Kane do të vazhdojë te “Spurs”.

“Mesa di unë, Kane po ndërton një shtëpi të re tani.

Dhe familja është gjëja më e rëndësishme për të, kështu që Bayern Munich nuk ka asnjë shans. Ai nuk do të pranojë të shkojë në Gjermani, nuk do të dojë ta çojë familjen atje, në asnjë mënyrë”, tha Redknapp për BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat