Dy koreanët më të famshëm në futboll rinohen me dy vite

Futboll

Dy koreanët më të famshëm në futboll rinohen me dy vite

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 16:23
Son Heung-Min dhe Kim Min-Jae

Son Heung-Min i Tottenham dhe Kim Min-Jae i Napolit janë padyshim dy nga koreano-jugorët më të famshëm në futbollin europian.

Nëse i pari është dalluar prej vitesh në futbollin britanik, i dyti rezultoi një surprizë e bukur për Napolin që u shpall kampione e Italisë dhe tashmë për të ka shumë oferta ku spikat ajo e Bayern Munich. Së fundmi, në Korenë e Jugut kanë ndryshuar disa ligje dhe nga kjo kanë përfituar edhe dyshja Son, Min-Jae.

Kështu, në Korenë e Jugut me ligj çdo fëmijë i lindur konsiderohej njëvjeçar duke marrë të mirëqenë edhe kohën e kaluar në barkun e nënës. Dhe, më pas në çdo fillim viti të ri, fëmijëve të sapo lindur iu shtohej edhe një tjetër vit në certifikatë. Tashmë, ky ligj ka ndryshuar dhe më këtë ka ndryshuar edhe mosha e Son dhe Min-Jae.

Kështu, sulmuesi që aktivizohet në radhët e Tottenham tashmë të paktën në Korenë e Jugut nuk do të konsiderohet më 30-vjeç, por 28, ashtu si edhe Kim Min-Jae që nga 26-vjeç do të konsiderohet 24.

Një “skonto” e këndshme për dyshen koreano-jugore që përfitojnë atë që shumë do ta kishin ëndërruar, uljen e moshës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat