Gati objektivi

Futboll

Gati objektivi

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 19:14
Unai Simon

Pas një sezoni fantastik, si “gardian” i portës “zikaltër”, ku arriti të mbajë portën e “pastër” në 19 nga 41 përballje, “shtatlarti” kamerunas, Andre Onana shihet jashtë Inter në fund të kësaj merkatoje vere, me Chelsea e Manchester United, të interesuar për 27-vjeçarin.

Për këtë arsye, bordi “zikaltër” tashmë duhet të mendojë për afrimin e një portieri të ri dhe sipas prestigjiozes spanjolle “Marca”, objektiv kryesor i Inter për të zëvendësuar kamerunasin është 26-vjeçari spanjoll i Athletic Bilbao, Unai Simon.

Vigjilent në vijën fatale, i mirë me këmbë dhe fantastike në pritjen e penalltive, Simon do të ishte një zëvendësues i denjë i Onana në “Meazza”. Aktualisht kartoni i 26-vjeçarit vlen 25 milionë euro, mirëpo ende nuk ka ndonjë nisje negociatash mes klubeve.

Ndërkaq, kujtjomë se sezonin që sapo lamë pas, Unai Simon zhvilloi gjithësej 31 përballje për skuadrën e Bilbao, ku pësoi gjithësej 37 gola, si dhe mbajti të paprekurën rrjetën e “baskëve” në 9 përballje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat