Inzaghi i premton minuta Asllanit

Futboll

Inzaghi i premton minuta Asllanit

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 19:35
Asllani

Kristjan Asllani do të mbetet te skuadra e Interit. Simone Inzaghi ka vendosur veton në lidhje me mesfushorin kuqezi i cili shënoi golin më të bukur të ndeshjeve të fundit eliminatore.

Lojtari nga Elbasani është me pushime në Shqipëri por nga Appiano Gentile ku po ndërtohet strategjia e sezonit të ardhshëm, ai merr lajme pozitive. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Asllani do të qëndrojë sepse tani është ai zëvendësi i Calhanoglu.

Largimi i Brozovic e ka bërë Inzaghin të mendojë një rol lideri për të riun shqiptar i cili këtë sezon do rë ketë më shumë minuta dhe me siguri do të jetë në qendër të projektit zikaltër.

Një lajm shumë pozitiv për 21-vjeçarin i cili e mbylli sezonin në stol por paraqitja me fanellën e Kombëtares Shqiptare bëri që skuadra zikaltër të mendojë t’i japë më shumë minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat