Sadio Mane merr vendimin mbi të ardhmen

Futboll

Sadio Mane merr vendimin mbi të ardhmen

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 19:58
Sadio Mane

Sadio Mane është vendo sur në “gjylen” e kri tikave për paraqitjet e Bajernit në sezonin 2022-2023, e ku pjesa më e madhe e defekteve në konkretizim iu faturua 31-vjeçarit, marrë në konsideratë pritshmërit e mëdha të ndërtuara në Mynih pas transferimit nga Liverpuli.

Lotar Matues e ka kryqëzuar rendimentin e senegalezit herë pas here, ndonëse në prononcimin e fundit ai i ka shuar zërat e largimit, madje duke treguar edhe prapaskenën e sherrit me Sanenë.

“Po, me dëshirën e Zotit do të qëndroj në Mynih.

Më pëlqejnë sfidat dhe bavarezët janë vërtet një klub i madh. Është e vërtetë se mund të kisha bërë më mirë, por pengesat na përndoqën sezonin e fundit.

Të jem realistë e prisja këtë barrierë, pasi ambientimi nuk është i lehtë. Gjithsesi, e konsideroj normale pas një periudhe të shkurtë përfshirjeje”, tha sulmuesi i Senegalit për “Sport1”.

“Skena që ndodhi. E rëndësishme se në fund ia dolëm të gjenim gjuhen e përbashkët. Më e mira e mundshme do të ishte ruajtja e qetësisë dhe profesionalizmit në diskutim, por ndonjëherë zgjidhja përkon deri në pikën ekstreme.

Do të përpiqemi të luftojmë së bashku në arritjen e objektivave në kuadër të sezonin të ri”, e mbylli mes sikletesh në të shprehur Sadio ndaj kësaj teme mjaft të diskutuar në mediat e kontinentit të vjetër, që përkon me agravimin e debateve të nxehta Mane-Sane, e përfunduar me grusht fytyrës së Leroit, duke sjellë me vete edhe gjobën në dëm të futbollistit me numër “17” në “Allianz Arena”.

Ai u ble nga Liverpuli verën e shkuar në shumën e 32 milionë eurove, ndonëse repertori i prezantuar në Liverpul me atë te kampionët e Bundesligës nuk kanë asnjë pikë të përbashkët.

Në 39 prezenca në të gjitha kompeticionet në rang klubesh, bomberi i përfaqësueses senegaleze numëron 12 gola dhe 6 asiste, rendimet i një lojtari të zakonshëm, ndryshe nga sa u projektua fillimisht prej trinomit KahnSalihamixhiç-Nagelsman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat