Chelsea arkëton afro 300 milionë euro nga largimet e deritanishme

Futboll

Chelsea arkëton afro 300 milionë euro nga largimet e deritanishme

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 21:29
Chelsea ka filluar operacionin “fshesa”

Skuadra e Chelseat ishte më aktivja në merkato me transferime në kohën kur Todd Boehly morri në pronësi klubin.

Raportohet se pronari amerikan ka shpenzuar 635 milionë euro deri tani në merkato, duke sjellë emra si Kalidou Koulibaly, Raheem Sterling e Enzo Fernandez.

Por, Chelsea kaloi në një periudhë të vështirë pas janarit me rezultate negative, të cilat bënë që klubi të përfundojë sezonin në pozitën e 12 në tabelë me vetëm 44 pikë të tubuara.

Tani, Chelsea ka filluar përgatitjet për sezonin e radhës, të cilin do ta nis nën urdhrat e trajnerit të ri, Mauricio Pochettino.

Përveç kësaj, Chelsea ka filluar operacionin “fshesa” duke larguar plot tetë lojtarë nga klubi deri tani, nga të cilët ka arkëtuar 282.4 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat