Shqipërim Taipi do ta vazhdojë karrierën në Kazakistan

Futboll

Shqipërim Taipi do ta vazhdojë karrierën në Kazakistan

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 12:41
Shqipërim Taipi

Pas dy vitesh pjesë e Kukësit, këtë verë Shqipërim Taipi vendosi të mbyllë aventurën me verilindorët.

Mesfushori nuk ka humbur kohë dhe sipas burimeve të SuperSport ka gjetur menjëherë skuadrën e re.

26-vjeçari do ta vijojë karrerën në Kazakistan te skuadra e Kaspij Aktau. Kampionati kazak është në aktivitet e sipër teksa janë zhvilluar deri më tani 15 javë.

Skuadra e re e Taipit për momentin gjendet në vendin e 13-të me vetëm 10 pikë, megjithatë me merkaton e hapur,

Kaspij synon të përforcohet dhe të marrë veten në klasifikim teksa shqiptari cilësohet si një afrim me shumë vlera në repartin e mesfushës.

Kujtojmë se kjo do të jetë aventura e parë e vërtetë jashtë Shqipërisë për Shqiprim Taipin që më parë është aktivizuar edhe në Maqedonin e Veriut me Shkëndijen e Tetovës dhe Shkupin, lënë mënjanë më pas eksperiencën me Prishtinën në Kosovë. Në sezonin e fundit me Kukësin, mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, Taipi regjistroi 37 prezenca duke shënuar edhe dy gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat