Rrezikohet transferimi tek Al-Nassr

Futboll

Rrezikohet transferimi tek Al-Nassr

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 13:40
Hakim e Ziyech

Al-Nassr gjeti akordin me Chelsea për shërbimet e Hakim Ziyech. Klubi nga Arabia Saudite, që ka në përbërje edhe Cristiano Ronaldon, arriti marrëveshjen për të paguar 15 milionë euro për kartonin e lojtarit maroken.

Ndërkohë, 30-vjeçari do të përfitonte pagë 12-13 milionë euro në sezon, por transferimi në futbollin saudit është në rrezik. Shkaku? Testet mjekësore.

Footmercato shkruan se Ziyech nuk ia ka dalë të kalojë me sukses kontrollet mjekësore për shkak të një problemi në gju.

Një gjë e tillë ka stepur drejtuesit e Al-Nassr, që kanë frenuar zyrtarizimin dhe prezantimin e lojtarit ofensiv të Chelsea dhe kombëtares së Marokut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat