Nuk kalon testet mjekësore, rrezikohet transferimi tek Al-Nassr

Futboll

Nuk kalon testet mjekësore, rrezikohet transferimi tek Al-Nassr

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 16:40
Pamje nga një ndeshje

Al-Nassr gjeti akordin me Çellsin për shërbimet e Hakim Zijeçit.

Klubi nga Arabia Saudite, që ka në përbërje edhe Kristiano Ronaldon, arriti marrëveshjen për të paguar 15 milionë euro për kartonin e lojtarit maroken. Ndërkohë, 30-vjeçari do të përfitonte pagë 12-13 milionë euro në sezon.

Por transferimi në futbollin saudit është në rrezik. Shkaku? Testet mjekësore.

“Footmercato” shkruan se Zijeç nuk ia ka dalë të kalojë me sukses kontrollet mjekësore për shkak të një problemi në gju.

Një gjë e tillë ka stepur drejtuesit e Al-Nassr, që kanë frenuar zyrtarizimin dhe prezantimin e lojtarit ofensiv të Çellsit dhe kombëtares së Marokut.

Zijeç është pjesë e klubit londinez prej verës së vitit 2020, kur u transferua nga Ajaksi në “Stemford Brixh” për 40 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat