Talenti japonez refuzon 160 milionë euro nga Arabia

Futboll

Talenti japonez refuzon 160 milionë euro nga Arabia

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 17:08
Real Sociedad

Takefusa Kubo është një nga talentet më të mëdhenj që ka nxjerrë Japonia vitet e fundit. 22-vjeçari u transferua si lojtar i lirë nga FC Tokyo te Real Madrid në verën e vitit 2019.

Më pas nisën huazimet. Në fillim te Mallorca, më pas te Villareali e Getafe. Me sulmuesin e djathtë që nuk ia doli në asnjë moment të debutonte me “Los Blancos”.

Reali e shiti verën e vitit të kaluar te Real Sociedad për 6.5 milionë euro. Kubo shënoi 9 gola dhe regjistroi 7 asiste, duke dhënë kontribut të madh në kualifikimin e skuadrës baske në Champions League.

Napoli kërkon ta sjellë në Serie A, ndërkohë që talenti aziatik ka përfunduar edhe në radarin e sheikëve nga Arabia Saudite.

Drejtuesit e Al-Hilal i propozuan një kontratë 4-vjeçare me 40 milionë euro pagë sezonale. Ofertë e çmendur, por që është refuzuar nga Kubo.

AS raporton se lojtari nuk dëshiron të largohet nga Real Sociedad, pasi preferon të aktivizohet në grupet e Champions League sezonin e ardhshëm.

Kubo numëron edhe 25 ndeshje me kombëtaren e Japonisë. Gjatë së cilave ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat