Bayern nuk bindet

Futboll

Bayern nuk bindet

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 17:43
Bayern 

Zhoao Kanselo dhe Dalej Blind nuk janë më pjesë e Bayern Mynih.

Klubi bavarez ka njoftuar ditën e sotme për mbylljen e bashkëpunimit me dy futbollistët, pasi duket se asnjëri prej tyre nuk i kanë mbushur pretendimet e klubit.

Kanselo ishte në formë huazimi dhe tashmë do të rikthehet te Mançester Siti, por me shumë gjasa do të largohet edhe nga Siti duke qenë se Guardiola nuk e ka në planet e tij. Ndërkohë, e paqartë mbetet e ardhmja e Blind i cili firmosi në janar me Bajernin dhe largohet pas 6 muajsh së bashku me portugezin.

Kanselo u aktivizua në 15 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhënë 4 asiste në kampionat ndërkohë që ka luajtur edhe 10 ndeshje në Champions duke dhënë 5 asiste. Minuta më të pakta ka pasur Blind që largohet me 4 ndeshje të luajtura në kampionat dhe 5 në Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat