KF Vëllaznimi njofton zyrtarisht se edhe në sezonin e ri do të garojë në Ligën e Parë

Futboll

KF Vëllaznimi njofton zyrtarisht se edhe në sezonin e ri do të garojë në Ligën e Parë

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 19:39
Vëllaznimi

KF Vëllaznimi ka njoftuar edhe zyrtarisht se edhe në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Ligës së Parë.

Skuadra gjakovare sezonin e fundit në Grupin A e kishte mbyllur në pozitën e fundit, duke rënë kështu një kategori më poshtë

Megjithatë, Vëllaznimi arriti marrëveshje për fuzionim me klubin e Drenasit duke siguruar kështu mbetjen në Ligën e Parë.

Përmes një njoftimi të lëshuar këtë të premte, “Kuqezinjtë” njoftuan se është ndryshuar edhe emri i klubit nga “K.F.C Vëllaznimi”, në “K.F. Vëllaznimi.

"Gjithçka për ty Vëllaznim

KF Vëllaznimi njofton mediat dhe publikun e gjerë se sezonen e re futbollistike do të garoj në Ligën e Parë të Kosovës.

Pas shumë angazhimeve, Kryesia e Klubit arriti marrëveshje me KF Drenasin që të fuzionohen dhe KF Vëllaznimi ti vazhdoj garat në Ligën e Parë, kjo e gjitha falë të gjithë anëtarëve të Kryesisë që u angazhuan dhe u organizuan në mënyrë perfekte deri te zgjidhja e çështjes së Klubit.

KF Vëllaznimi deri më tani ishte i regjistruar ligjërisht si K.F.C Vëllaznimi, kurse tash e tutje emërimi zyrtar dhe ligjor i klubit do të kthehët në emrin Historik, gjegjësisht në Klubi i Futbollit “K.F. VËLLAZNIMI” Gjakovë, në këtë mënyrë duke rikonfirmuar vazhdimin e historisë së lavdishme të klubit tonë që nga viti i largët 1927 e deri më sot, dhe duke konfirmuar Logon origjinale dhe ngjyrat kuq e zi të cilat përfaqsojnë identitetin dhe historin e klubit tonë.

Së shpejti do tju njoftojmë për fillimin e stërvitjeve për sezonin 2023/24 dhe rreth lojtarëve që kanë qëndruar në klub dhe atyre të cilët janë bashkuar me klubin gjatë afatit kalimtar veror", njofton KF Vëllaznimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat