Voska përforcohet me Isenin, synon të debutojë fuqishëm në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut  

Futboll

Voska përforcohet me Isenin, synon të debutojë fuqishëm në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut  

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 23:17
Besar Iseni

Voska Sport nga Ohri, synon që të përforcohet sa më shumë, që të debutojë në mënyrën më të mirë në elitën e futbollit maqedonas.

Skuadra shqiptare përforcohet me futbollistin Besar Iseni. 

“Besar Iseni është rikthyer për të veshur fanellën e skuadrës së FC  Voska Sport. 

Pas bisedimeve disa ditore, Iseni pranoi ofertën tonë, dhe neve si klub jemi të kënaqur që arritëm në radhët tona të sjellim një lojtar shumë cilësor, që në të kaluarën ka luajtur me dy skuadrat kampione në vendin tonë, FC Shkupin dhe Vardarin.

Ai luan si mesfushor qendre, dhe i njëjti përveç që është një driblues i mirë, specialitet ka edhe pasimet.

Me një lojtar si Iseni, mesfusha jonë patjetër se do të përfitojë në kualitet, por edhe një përvojë shtesë, pasi “fantazisti” shkupjan në elitën e futbollit vendor, aty ku neve do të garojmë për herë të parë në histori, numëron plotë 134 ndeshje, 13 gola dhe 3 asistime.

Iseni, si një talent i rrallë ka qenë gjithashtu pjesë e pandarë e ekipeve zinxhir të përfaqësueses së Maqedonisë 🇲🇰, duke filluar nga ajo U18, deri te U21. 

Iseni përveç futbollit vendor, ka bërë karrierë edhe në Superligën shqiptare 🇦🇱 me skuadrën e Egnatias dhe në Superligën e Kosovës, duke mbrojtur ngjyrat e KF Ferizajt”, njofton FC Voska Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat