Dje ishte dita e fundit e Daiçi Kamadasë si lojtar i Frankfurtit. Mesfushori, tashmë pa kontratë, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.
“Djalli” ka qenë në gjurmët e tij prej disa kohësh, edhe pse negociatat për ta sjellë atë në Milano janë ngadalësuar pak javët e fundit. Në orët e fundit ka tentuar ta rrëmbejë një klub nga Arabia Saudite, pikërisht Al-Hilal.
Sipas raportimeve të “Sportmediaset”, megjithatë, japonezi do të kishte refuzuar ofertën e pasur nga klubi saudit, pasi do të donte vetëm dhe ekskluzivisht të vishte fanellën e Milanit.
Me gjithë dëshirën e Kamadasë, drejtuesit kuqezi e kanë lënë pezull operacionin. Arsyeja? Nëse do të blinin japonezin, kuqezinjtë do të bllokonin vendin e fundit të jo-komunitarit, e nuk mund të blinin Samuel Çukvuezen të Vijarrealit, një lojtar që i pëlqen shumë trajneri Piolit.