Bayerni starton në Bremen

Futboll

Bayerni starton në Bremen

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Federata Gjermane e Futbollit zbuloi ditën e djeshme kalendarin e Bundesligës për sezonin 2023-2024, që koncidon me rrugëtimin numër 61 në ligën vendëse.

Kampionët në fuqi do te zbresin të parët në fushë, ashtu siç e do tradita, aty ku Verderi do t’i mirëpresë në fushën e tyre Mylerin me shokë në datën 18 gusht.

Ndërsa nënkampionët do ta nisin rrugëtimin e tyre nga arena e “dramës”, pikërisht nga “Signal Iduna Park” karshi Këlnit. Bavarezët do të inkuadrohen përpara tifozërisë vendëse në javën e dytë krahas Augsburgut, që korrespondon me derbin e “Bavarisë”.

“Klasikja” me Dortmundin vijon në xhiron e 10-të në tempullin e “verdhezinjve”, teksa ajo e kthimit gjen qasje në raundin e 27-të, shumë pranë verdikteve finale. Pas etapës së fundit, bavarezët mbizotërojnë me 33 tituj në Bundesligë, duke i bërë kundërshtarët ta shikojë me “dylbi” numrin e triumfeve.

JAVA E 1/ (18-20 GUSHT 2023)

Werder–Bayern M.

Dortmund–Koln

Union B.–Mainc

Leverkusen–Lajpcig

Frankfurt–Darmshtad

Wolfsburg–Haidenhaim

Hofenhaim–Freiburg

Augsburg–M’Gladbah

Shtutgart–Bohum

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat