“Topçinjtë” arrijnë akordin me mbrojtësin e Ajaxit

Futboll

“Topçinjtë” arrijnë akordin me mbrojtësin e Ajaxit

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 12:42
Jurrien Timber

Arsenali ka arritur një marrëveshje verbale me klubin e Ajaxiit për nënshkrimin e mbrojtësit Jurrien Timber.

Lajmin e konfirmon gazeta holandeze “De Telegraaf”.

“Topçinjtë” do të paguajnë 36.2 milionë paund si shifër fillestare dhe 4.3 milionë paund të tjera do të jenë bonuset.

Me mbrojtësin akordi personal është arritur prej kohësh, por Ajaxi kishte refuzuar një ofertë të parë prej 30 milionë paundësh të londinezëve.

Ata pretendonin 50 milionë paund, por tashmë edhe ngërçi i shifrës së kartonit është zgjidhur dhe ai pritet t’i bashkohet nënkampionëve të Anglisë.

Ata kanë arritur akordin me Uest Hemin edhe për transferimin e Deklan Rajsit, por nuk janë përcaktuar ende modalitetet e pagesës së 105 milionë paundëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat