“The Reds” largojnë një formacion të tërë

Futboll

“The Reds” largojnë një formacion të tërë

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 12:50
Stadiumi në Anfleld

Sezoni 2022/2023 mund të konsiderohet pa frikë si i dështuar për Liverpoolin.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Jurgen Klopp nuk mundi të fitonte asnjë trofe, ndërsa në fund të Premier League mbeti edhe jashtë katërshes së parë e duke humbur mundësinë e pjesëmarrjes në Champions League.

Ndaj, këtë verë “The Reds” janë gati t’i nënshtrohen një riformatimi teksa tekniku Klopp ka përpiluar listën me 11 lojtarë që nuk bëjnë më pjesë në planet e tij. Një formacion i tërë që nuk do të shkelë sërish në Anfield, e që mbi të gjitha në të përfshihen lojtarë që kanë bërë histori dhe që gjithsesi do të largohen falas, me parametër zero.

Kështu, duke nisur nga James Milner, një nga kapitenët dhe liderët e Liverpool që numëron tetë sezone me të kuqtë, apo Roberto Firmino me 362 prezenca për të kaluar te Oxlade-Chamberlain apo Naby Keita.

Këtyre emrave ju shtohen edhe shtatë lojtarë të promovuar nga akademia si Jack Bearne, Liam Hughes, Charlie Hayes-Green, Oscar Kelly, Fidel O’Rourke, Oludare Olunfunëa, Iëan Roberts duke plotësuar kështu 11-tëshen që e mbyll këtë verë historinë me Liverpoolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat