Shtëpia e re e Ronaldos është një makth, fqinjë të tërbuar

Futboll

Shtëpia e re e Ronaldos është një makth, fqinjë të tërbuar

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 17:29
Ronaldo

Ka gjithmonë situata të paparashikuara kur kryhen punime rinovimi, të cilat për këtë arsye paraqesin një tmerr të vërtetë për qytetarët. Kjo është e vërtetë edhe nëse emri juaj është Cristiano Ronaldo dhe keni shpenzuar miliona e miliona euro në rezidencën tuaj të re mahnitëse.

Shtëpia në fjalë është ajo që kampioni portugez po ndërton në afërsi të Lisbonës dhe ku duhet të jetojë me Georgina-n dhe familjen e tij pas lamtumirës nga futbolli.

Ish-ylli i Manchester United, Real Madrid dhe Juventus, i cili zotëron disa prona luksoze, duke përfshirë një godinë shtatëkatëshe në Funchal, një vilë luksoze në Torino dhe një rezidencë në Madrid, nuk ka probleme në këtë drejtim.

Tani, megjithatë, në pritje të lamtumirës së tij me futbollin, ja ku është vendimi për të ndërtuar një vilë mrekullish të pajisur me të gjitha lukset, madje edhe me një pishinë xhami me një vendkalim nënujor dhe një dhomë gjumi më shumë se 90 metra katrorë. Pa harruar edhe kopshte të pakufishme, dhe zona relaksi.

Për fat të keq për yllin aktual të Al Nassr, megjithatë, puna tashmë është zgjatur me rreth një vit, dhe po ashtu edhe kostot. Sipas asaj që raporton revista “Look”, vila e cila ka “dimensionet e një spitali” është kthyer në çështje pasi për momentin nuk mund të përcaktohen qartë kohët e përfundimit të projektit.

Projekti fillimisht pritej të kushtonte 10 milion £, përpara se çmimi të rritej më pas në 17 milion £ dhe tani në 28 milion £.

Kjo sepse Ronaldo donte të blinte një fushë golfi aty pranë për arsye sigurie dhe në vend të kësaj oferta u refuzua.

Për t’i komplikuar më tej gjërat është edhe qëndrimi i fqinjëve dhe njerëzve që jetojnë në këtë zonë, të cilët me përbuzje e quajnë rezidencën “piramida e faraonit Ronaldo”.

Prej rreth 3 vitesh dhe me perspektivën e një kohe ende të gjatë, këtyre njerëzve u është dashur të përballen me pasojat e punimeve: thuhet se fqinjët janë “të tërbuar” nga projekti në vazhdim, ku njëri thotë:

“Kanë tre vjet që ndërtojnë.

Shtëpia është aq e madhe sa duket si spital. Rruga ime është mbyllur prej muajsh, kopshti im është plot pluhur”.

Me pak fjalë, kohët të vështira për Ronaldon, i cili gjithashtu ka parë këtë kantier gjigant ndërtimi, shpesh të përfundojnë në rrjetet sociale pasi youtubers dhe influencuesit kanë krijuar përmbajtje rreth vilës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat