Mbrojtësi 29-vjeçar firmos kontratë 2-vjeçare në Portugali

Futboll

Mbrojtësi 29-vjeçar firmos kontratë 2-vjeçare në Portugali

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 21:47
Ferreira

Ish-futbollisti i Kukësit, Tiago Ferreira, do të vijojë karrierën te skuadra e Leirias, teksa ka firmosur ditën e sotme një kontratë dy vjeçare.  

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Mbrojtësi 29-vjeçar, së fundmi ishte pjesë e Trofenses, po në ligën e dytë portugeze, ndërkohë që në merkaton e verës zgjodhi t’i bashkohej skuadrës së Leirias.  

Për sa i përket Kukësit, me skuadrën verilindore, Tiago Ferreira, qëndroi vetëm 6 muaj.

Ai u transferua më 4 gusht të vitit 2022, teksa shkëputi bashkëpunimin me Kukësit në janarin e 2023-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat