Bavarezët i caktojnë çmimin Marcel Sabitzer

Futboll

Bavarezët i caktojnë çmimin Marcel Sabitzer

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 15:27
Marcel Sabitzer

Marcel Sabitzer është rikthyer te Bayern Munich pas gjashtë muajve si i huazuar te Manchester United.

Manchester United kishte të drejtën për ta blerë mesfushorin në fund të sezonit, por në fund nuk vendosën për një gjë të tillë.

Kështu austriaku është rikthyer në Munich, por as te Bayern nuk e mendojnë tw mbështeten te shërbimet e tij. Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka vendosur ta nxjerr në shitje lojtarin dhe tashmë i ka caktuar çmimin e largimit.

Bavarezët duan që nga largimi i tij të fitojnë 18 milionë euro, tre milionë euro më shumë se sa kishin shpenzuar për të marrë nga RB Leipzig. Roma, Barcelona, RB Leipzig dhe Borussia Dortmund janë katër skuadrat që kanë shprehur interesim për shërbimet e austriakut.

29-vjeçari me fanellën e United ka zhvilluar 18 ndeshje, ku realizoi tre gola dhe asistoi në një tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat