Treni i fundit

Futboll

Treni i fundit

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 15:42
Pogba

Pol Pogba kaloi sezonin e tij më të zymtë edicionin e shkuar, teksa luajti vetëm 161 minuta në total me Juventusin. Francezi, jo vetëm që e ka humbur shkëlqimin e tij, por tashmë nuk shihet më si një “yll”.

Megjithatë, mesfushori duket se e di mirë se ky sezon që vjen është mundësia e tij e fundit për të treguar se nuk është shuar. Dhe që mund të japë ende në futbollin e madh.

Pogba i ka befasuar të gjithë, teksa është shfaqur në stërvitje një javë përpara afatit. Një sinjal se këtë edicion ai do të kërkojë të jetë protagonist me “Zonjën e Vjetër”.

Dëmtimet bënë që gjithë sezonin e fundit ta ndiqte nga tribuna apo nga infermieria, por gjërat për të duket se kanë ndryshuar. Dhe ai mund të jetë “blerja” më e e mirë e Juventusit në sezonin e ri.

30-vjeçari u transferua si një lojtar i lirë nga United tek Juventusi gjatë verës së vitit të kaluar. Vitet kalojnë, mosha ecën dhe Pogba e di mirë se nëse dështon përsëri në këtë edicion, atëherë do e ketë shumë të vështirë të kapë sërish nivelet më të larta.

Gjatë karrierës së tij ka fituar Kupën e Botës me Francën (2016), Ligën e Kombeve në sezonin 2020-2021, një herë Europa League, një herë Premier League dhe katër herë titullin kampion në Itali. Gjatë aventurës së parë me Juventusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat