Galatasaray heq dorë nga transferimi i sulmuesit të Kosovës

Futboll

Galatasaray heq dorë nga transferimi i sulmuesit të Kosovës

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 16:28
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të largohet apo do të qëndroj te Mallorca.

Sulmuesi ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm në Spajë duke qenë shënuesi më i mirë i skuadrës ishullore.

Në 37 ndeshje zyrtare, Muriqi ka realizuar 16 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

Galatasaray e kishte top prioritet transferimin e tij, por kampioni në fuqi i Turqisë është larguar nga gara për të nënshkruar me prizrenasin.

Mediumi turk Aksam.com.tr ka raportuar se Galatasaray ka hequr dorë nga Muriqi pasi Mallorca nuk e na ndërmend të heqë dorë nga kosovari pa fituar së paku 20 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat