Sulmuesi shkodran largohet pas katër sezonesh nga Bylisi

Futboll

Sulmuesi shkodran largohet pas katër sezonesh nga Bylisi

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 22:37
Eridon Qardaku

Eridon Qardaku largohet nga skuadra e Bylisit.

Sulmuesi 22-vjeçar shkodran, prej katër sezonesh pjesë e ekipit ballshiot, ka vendosur ta vijojë karrierën te Vora në Kategorinë e Parë.

Të paktën kështu njofton nëpërmjet një postimi në Instagram klubi i Bylisit.

"Eridon Qardaku, pas 4 sezoneve me skuadrën tonë, nga sot do të jetë pjesë e ekipit të Vorës për të vijuar karrierën.

Klubi ynë e ka shitur sulmuesin anësor, pasi ka gjetur gjuhën e përbashkët me Vorën, por nisur edhe nga fakti se pjesë e kontigjentit të sezonit të ardhshëm do të jenë Felipe Souza, Emini, Lajthia dhe nigeriani Hasan.

Bylis e falënderon Eridon Qardakun për kontributin e dhënë në familjen tonë dhe i uron suksese në vijimin e karrierës!", njofton Bylisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat