Wolfsburg dhe Bayer Leverkusen pas kroatit Majer

Futboll

Wolfsburg dhe Bayer Leverkusen pas kroatit Majer

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 23:01
Lovro Maje

Wolfsburg dhe Bayer Leverkusen kanë bërë oferta për sulmuesin e Rennes, Lovro Majer.

Majer ishte një lojtar kyç për Rennes gjatë sezonit 2022-23, ku në dyzet e dy paraqitje ka kontribuuar me tre gola dhe shtatë asistime.

Kroati Majer është në kontratë me klubin francez deri në qershor 2027, por ka pasur spekulime rreth një largimi të mundshëm këtë verë.

Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, Wolfsburg dhe Leverkusen kanë paraqitur oferta për sulmuesin dhe Rennes është i hapur për të lënë kroatin të largohet.

Sulmuesi është paraqitur njëzet e dy herë për Kroacinë, duke shënuar katër gola si dhe ka shtatë ndeshje në Botërorin "Qatar 2022".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat