Morata cak i Milanit

Futboll

Morata cak i Milanit

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 23:50
Alvaro Morata

Javën e ardhshme do të mbahet një takim mes drejtuesve të Milanit dhe ndërmjetësit të sulmuesit të Atleticos, Alvaro Morata, raporton Daniele Longo.

Palët do të diskutojnë për transferimin e mundshëm të 30-vjeçarit spanjoll, i cili aktualisht është një nga synimet më specifike të “rossonerëve” për të forcuar sulmin.

Klubi beson se do të jetë në gjendje të mbyllë marrëveshjen për 12-15 milionë euro.

Sezonin e kaluar, lojtari shënoi 15 gola dhe 3 asistime në 46 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat