Toure për yllin e Bayern: Kërkova ta blinin

Futboll

Toure për yllin e Bayern: Kërkova ta blinin

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 14:59
Toure

Yaya Toure ka kohë që i ka varur këpucët në gozhdë dhe ka marrë përsipër detyra të reja në botën e futbollit.

Pak ditë më parë ka ardhur njoftimi për zbarkimin e tij në stafin e Standard Liege.

Megjithatë në mendimet e tij, shumë kujtime të karrierës së tij të gjatë si sportist.

Një prej tyre, në fakt, është një peng.

Ish-futbollisti tha për BBC: “Gjithmonë kam dashur të luaj me Mane. Kur isha te City, ai luante për Southampton. Më pëlqeu shumë dhe i kërkova drejtuesve ta blinin.

“Por nuk funksionoi. Pastaj Klopp mendoi ta merrte dhe shikoni se çfarë ka bërë për Liverpool-in, ai ka qenë fantastik. Më pëlqen si lojtar.

Mënyra se si ai trajton gjithçka dhe mbështetja që u jep njerëzve në vendin e tij është e pabesueshme”, tha Yaya Toure.

“Ndonjëherë çmendem kur lexoj për të në media. Gazetarët e pyesin: ‘Pse nuk ke një Ferrari?’

Dhe ai përgjigjet: ‘Nuk kam nevojë, unë preferoj një makinë normale sesa një Ferrari’. Pastaj bën shumë bamirësi në atdheun e tij. Ai është një shembull i shkëlqyer për të gjithë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat