Dështoi me Azpilicuetan, Interi kthen sytë te mbrojtësi i Atalantas

Futboll

Dështoi me Azpilicuetan, Interi kthen sytë te mbrojtësi i Atalantas

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 15:39
Dështoi me Azpilicuetan, Interi kthen sytë te mbrojtësi i Atalantas

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Interi tani ka kthyer vëmendjen te Atalanta, për ta gjetur zëvendësuesin e Milan Skriniar.

Skriniar u largua nga Interi si lojtar i lirë, dhe pritet së shpejti të zyrtarizohet te kampioni francez, Paris Saint-Germain.

Interi fillimisht e kërkonte Cezar Azpilicuetan si mbrojtës të ri të skuadrës, ku ishte shumë afër marrëveshjes me të, para se ai bëri zgjedhjen t’i bashkohej Atletico Madridit.

Tani, Interi ka kthyer interesimin te mbrojtësi i Atalantas, Merih Demiral. Bisedimet me Atalantan do të fillojnë më vonë pasi që prioritetet e “Nerazzurëve” mbeten Davide Frattesi dhe Romelu Lukaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat