Fotografia rrënqethëse nga Kosova, që po e lë pa frymë botën është e Tarik Pagarushës  

Futboll

Fotografia rrënqethëse nga Kosova, që po e lë pa frymë botën është e Tarik Pagarushës  

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 4 korrik 2023 Në ora: 17:25
Fotografi që e përloti botën, futbollistët e Besianës duke u pastruar në lumin në Dumnicë, foto Tarik Pagarusha

Fotografia që nuk paguhet me asnjë çmim, nuk përshkruhet as me fjalë, fotografia rrënqethëse nga Kosova, që po e lë pa frymë botën është e fotoreporterit të mirënjohur, Tarik Pagarusha.

Fotografi e viteve të 90-ta, në kohën e gjeneratës së sakrificës, në kohën kur pushtuesi serb sulmonte me tërë makinerinë çdo gjë shqiptare.

Fotografi që e përloti botën, futbollistët e Besianës duke u pastruar në lumin në Dumnicë pas një ndeshje të Kampionatit të pavarur të Kosovës në futboll.

Image

Tarik Pagarusha

Fotografi që u shkrep nga mjeshtri dhe fotoreporteri i mirënjohur Tarik Pagarusha. 

Fotografi që pushtoi tërë botën.

Z. Tarik, a është bërë kjo fotografi nga dora juaj në vitet e 90-ta?

“Po, e vërtetë! Isha asokohe duke punuar si fotoreporter për një gazete javore sporti,  ‘Top Sporti’, ku ishin me vetiniciativë të angazhuar si Burim Hatipi, Mustafë Lecaj, Agim Binaku (kryeredaktor) Kemajl Çarkaxhiu, etj. me qëllim të përkrahjes së FFK, dhe sportive të tjera, që asokohe regjimi i Millosheviqit ia ndaloj sportisteve shqiptarë të Kosovës mi shfrytëzua fushat dhe palestrat sportive, gjë që ishin të detyruar me gjet alternativë për mbarëvajtjen e ligave të sporteve në përgjithësi. 

Si dokument i asaj kohe janë edhe këto foto nga një ndeshje futbolli në Dumnicë të Podujevës ku shihet entuziazmi i pashuar i sportisteve të Kosovës”, thotë Pagarusha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat