Arsenali nuk do ta lërë Xhakën të shkojë deri në transferimin e Rices

Futboll

Arsenali nuk do ta lërë Xhakën të shkojë deri në transferimin e Rices

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 18:24
Xhaka

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, është në pritje të miratimit përfundimtar të Arsenalit për të kaluar te Bayer Leverkusen.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, një marrëveshje mes mesfushorit zviceran dhe klubit gjerman është arritur në maj. Vetë Xhaka këmbëngul vetëm për të kaluar te Bayer Leverkusen, ku e pret Xabi Alonso.

Romano sqaron se Arsenali do ta lirojë Xhakën vetëm pasi të jetë finalizuar dhe miratuar një marrëveshje me një tjetër lojtar, mesfushorin e West Ham, Declan Rice.

Xhaka sezonin e kaluar luajti 47 ndeshje, duke shënuar 9 gola dhe duke dhënë 7 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat