Iniesta mund t’i bashkohet Messit te Inter Miami

Futboll

Iniesta mund t’i bashkohet Messit te Inter Miami

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 20:16
Iniesta

Ish-mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, i cili së fundmi u tërhoq nga Vissel Kobe i Japonisë, mund të transferohet te Inter Miami.

Sipas RAC1, mesfushori spanjoll ka marrë një ofertë interesante nga Inter Miami, ku mund të ribashkohet me ish-shokët e tij të Barcelonës, sulmuesin Lionel Messi dhe mesfushorin Sergio Busquets.

Sipas burimit, Iniesta ka marrë një ofertë edhe nga Arabia Saudite.

Si pjesë e Vissel Kobe, Iniesta kaloi 5 sezonet e fundit. Ai luajti 134 ndeshje, shënoi 26 gola dhe dha 25 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat