Bisedimet e PSG-së dhe Mbappe-s kanë ngecur

Futboll

Bisedimet e PSG-së dhe Mbappe-s kanë ngecur

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 20:31
Mbappe

Paris Saint-Germain nuk arrin të bindë Kylian Mbappe që të qëndorjë.

Kontrata aktuale e 24-vjeçarit skadon vitin e ardhshëm dhe sulmuesi nuk ka ndërmend të aktivizojë një opsion rinovimi automatik njëvjeçar ose të nënshkruajë një marrëveshje të re të plotë.

Sipas L’Equipe, negociatat mes klubit parizien dhe Mbappe nuk po ecin. PSG po bën gjithçka për të mos lejuar që ylli i ekipit të largohet verën e ardhshme si lojtar i lirë, por deri më tani nuk ka qenë e mundur të arrihet një kompromis.

Real Madridi konsiderohet si pretendenti kryesor për Kylian Mbappe, i cili mund të presë edhe një vit për të nënshkruar me francezin falas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat