Marseille prezanton trajnerin e ri

Futboll

Marseille prezanton trajnerin e ri

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 20:57
Marcelino

Marseille ka nisur përgatitjet për sezonin e ri me klubin që pasditen e të martës prezantoi edhe trajnerin e ri, Marcelino Garcia Toral.

57-vjeçari pason kështu në krye të pankinës kroatin Igor Tudor dhe në fjalët e para ai u shpreh shumë I lumtur për këtë aventurë.

“Unë e njoh prej vitesh presidentin Longoria, por secili prej nesh ka një përkufizim të ndryshëm të miqësisë.

Për mua, me gjithë respektin, ai është mik i mirë, por këtu nuk jam si mik apo shok i presidentit. Unë sot jam I lumtur për këtë detyrë të re dhe kjo është fal punës sime dhe stafit tim.

Unë jam profesionist dhe për 20 vite kam arritur qëllime apo edhe tejkaluar pritshmëritë në shumicën e rasteve.

Ne duhet të fokusohemi te e ardhmja dhe të rritemi gradualisht, asgjë nuk vjen papritur. Të gjithë duhet të punojmë dhe të sakrifikojmë për të arritur qëllimet sepse Marseille është një klub me shumë traditë” – përfundoi trajneri.

Marcelino Garcia Toral nis kështu aventurën e tij te skuadra marsejeze, ndërsa në të kaluarën ai ka drejtuar ekipe si Sevilla, Villarreal, Valencia apo edhe Ath. Bilbao, ndërsa kjo është eksperienca e tij e parë jashtë kufijve të Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat