Neymari gjobitet nga autoritetet braziliane

Futboll

Neymari gjobitet nga autoritetet braziliane

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 21:20
Neymari

Neymar është gjobitur me 3.3 milionë euro nga autoritetet braziliane për ndërtimin e një liqeni artificial në kopshtin e shtëpisë së tij në afërsi të plazhit kryesor në Rio.

Rezidenca u vizitua nga autoritetet mjedisore, të cilët zbuluan disa parregullsi dhe ndaluan krijimin e liqenit.

Megjithatë, Neymar nuk shkoi në përputhje me ndalimin, me imazhet që u bënë virale të një feste që ai mbajti në liqen disa ditë më vonë, raporton Marca.

Ai e kishte ndërtuar të gjithë projektin, ndërsa kishte ftuar shoqërinë e tij për t’u freskuar aty dhe kishin organizuar një aheng.

Andaj, autoritetet brazilian nuk e kanë paralajmëruar më yllin e Paris Saint-Germain dhe e kanë gjobitur me 3.3 milionë.

Neymar tashmë e ka në duart vendimin dhe ka kohë të caktuar për ta paguar gjobën ose rrezikon që të përfundojë edhe në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat