Interi e kërkon sërish huazimin e Lukakut

Futboll

Interi e kërkon sërish huazimin e Lukakut

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 00:50
Lukaku

Interi ka vendosur që të gjej një marrëveshje të re për Romelu Lukakun.

Sulmuesi belg është rikthyer te Chelsea pasi e kaloi sezonin e fundit si i huazuar te klubi italian.

Ai me “Blutë” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Interi do të tentojë të arrijë një marrëveshje të re me klubin londinez për Lukakun.

Negociatat mes klubeve thuhet se do të rifillojnë në ditë në vijim.

Plani i “Nerazzurrëve” thuhet se është që të huazojë 30-vjeçarin edhe për sezonin e ardhshëm, por që në marrëveshje të përfshihet opsioni i blerjes së detyrueshme.

Megjithatë, gjithçka është ende në fazat e hershme dhe mbetet të shihet në vazhdim se si do të shkojnë bisedimet mes Interit dhe Chelseat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat