Skuadra nga Theranda triumfon

Futboll

Skuadra nga Theranda triumfon

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 00:52
Pamje nga ndeshja

Partizani - Ballkani zhvilluan këtë të martë një ndeshje miqësorë në “Kukës Arena”, ndërsa ndodhen në fazën përgatitore në prag të ndeshjeve të Champions League.

“Vëllazërorja” u fitua me rezultatin 1-2 nga skuadra nga Theranda, që gjeti avantazhin që në minutën e dytë.

Golat për Ballkanin u realizuan nga Rrahmani dhe Korenica.

Ndërsa për Partizanin rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Da Silva, që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 60’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat