Declan Rice do të jetë lojtari i Arsenal

Futboll

Declan Rice do të jetë lojtari i Arsenal

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 11:36
Declan Rice

Një nga telenovelat futbollistike të verës pritet të përfundojë brenda 24 orëve në vijim, me mesfushorin e Ëest Ham i cili është më pranë se asnjëherë tjetër tek Arsenal.

Pas një qershori në të cilin Declan Rice shqyrtoi opsionet e tij, gjithçka tregon tashmë se ai do të jetë një lojtar i Arsenal. Marrëveshja mes dy klubeve u mbyll për 125 milionë euro plus bonuse, ndërsa zyrtarizimi i kësaj marrëveshje u vonua pasi palët e interesuara nuk arritën të bien dakord për mënyrën e pagesës së parave.

Në përfundim, u ra dakord që shuma totale të jepej me tre këste gjatë dy viteve të ardhshme, dhe kështu Rice do të veshë fanellën e “Topçinjve” pas 245 paraqitjeve me “çekanët”.

Interesim të lartë kishte edhe Manchester City për lojtarin, por “qytetarët” nuk ishin të gatshëm të paguanin atë shumë.

Për Arsenalin ky është transferimi i dytë për këtë merkato, pasi arritën të sillnin në Londër Kai Havertz, sulmuesin gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat