“Al Ahli” po këmbëngul për të firmosur me Sadio Mane

Futboll

“Al Ahli” po këmbëngul për të firmosur me Sadio Mane

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 11:49
Mane

Roberto Firminjo është prezantuar te skuadra e tij e re “Al-Ahli”, në elitën e futbollit në Arabinë Saudite.

Por sulmuesi brazilian së shpejti mund ta ketë sërish shok skuadre Sadio Mane-n, me të cilin kanë kaluar kohë të arta te Liverpulli.

Mane ka pasur një vit jo aq të mirë te Bajerni dhe e ardhmja e tij vazhdon të jetë në pikëpyetje nëse do të mbetet në Munih apo do të largohet.

Reprezentuesi senegalez ka thënë ditë më parë se dëshiron qëndrimin në Munih, por klubet arabe po këmbëngulin për të nënshkruar me të.

“Al-Ahli” është skuadra favorite për Mane-n, por edhe skuadra të tjera arabe janë në garë për transferimin e senegalezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat