United ia jep numrin legjendar Mount

Futboll

United ia jep numrin legjendar Mount

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 14:06
Mason Mount

Manchester United e konfirmoi sot transferimin e Mason Mount nga skuadra e Chelseat.

United do t’i paguajë Chelseat plot 65 milionë euro si dhe gjashtë milionë euro të tjera në formë të bonuseve.

Mount ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me United, e cila do ta mbajë atë në “Old Trafford” deri në qershor të vitit 2028, me opsionin për ta rinovuar kontratën e tij edhe për një vit.

Tani është bërë e ditur edhe numri që ylli anglez do ta bartë në fanellën e tij te United.

Mason Mount do të bartë numrin legjendar 7 (shtatë) në fanellën e tij te “Djajtë e Kuq”.

Numri 7 në të kaluarën ishte bartur nga lojtarët ikonik si George Best, Bryan Robson, Eric Cantona, David Beckham dhe së fundmi Cristiano Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat