Ultrasit e Corinthians sulmojnë në hotel lojtarin brazilian

Futboll

Ultrasit e Corinthians sulmojnë në hotel lojtarin brazilian

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 14:31
Luan Guilherme

Lojtari brazilian Luan Guilherme është sulmuar në Sao Paolo nga tifozët ultras të Corinthians.

Mediat lokale raportojnë se 30-vjeçari, fitues i medaljes së artë olimpike me Brazilin në vitin 2016, pësoi disa dëmtime të lehta nga sulmi që tifozët kryen në një festë që lojtari organizoi me rreth 10 persona në një hotel.

Ai mbërriti te Corinthians në vitin 2020 dhe ka zhvilluar 80 paraqitje që atëherë, por sulmi i fundit fizik në një hotel ka të ngjarë të ndikojë në vendimin e tij për t’u larguar nga klubi.

Thuhet se tifozët kanë përdorur metoda të ndryshme për ta larguar më parë, por mesfushori thjesht ka dashur të qëndrojë deri në fund të kontratës së tij, e cila është deri në fund të sezonit.

Mirëpo, tani e kanë gjetur me katër shokë të tjerë dhe pesë shoqe, ndërsa në të gjithë rastin është përfshirë edhe policia.

Gjithashtu edhe klubi brazilian ka reaguar për këtë dhunë të ushtruar ndaj Luan.

“Corinthians pranoi me trishtim dhe indinjatë informacionin se atleti ynë Luan u sulmua nga tifozët e dyshuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte”, thuhet në një deklaratë të klubit.

“Pas një rasti tjetër të neveritshëm dhune, Corinthians i vjen keq për momentin aktual të intolerancës që dominon futbollin brazilian. Asgjë nuk e justifikon agresionin frikacak të pësuar nga atleti.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat