Bellingam: Presioni më ka ndjekur kudo

Futboll

Bellingam: Presioni më ka ndjekur kudo

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 15:28
Bellingam e Perez

Xhud Bellingam po nxiton të mbyllë sa më shpejt ditët e fundit të pushimit, ndërsa pret t’i bashkohet Realit të Madridit në përgatitjet para sezonit.

Në të njëjtën kohë ai vazhdon të japë “pilula” të vogla të asaj që tifozët e bardhë mund të presin pas nënshkrimit të tij nga Dortmundi vetëm pak javë më parë në këmbim të 103 milionë eurove plus variablat.

Numri 5 nuk i është shmangur asnjëherë presionit, i pëlqejnë projektet drejtuese dhe dëshiron të shkruajë historinë te klubi i bardhë.

“Presioni më ka ndjekur kudo. Në moshën 15 dhe 16 vjeç fillova të luaja për Birmingham dhe ndjeva se ky presion ishte i pakrahasueshëm. Por presioni është rritur në çdo hap.

Deri më tani kam treguar gjithmonë se mund ta përballoj presionin dhe nëse do të më prekte për këtë arsye, me siguri nuk do të kisha ardhur në Madrid”, deklaroi ai.

“Madhështia e Realit të Madridit është surreale, por kur mendon për projektin që ata po formojnë… Ishte shumë e rëndësishme për mua që ta bëja atë hap, sepse Madridi është vendi i duhur për mua.

Është mundësia për të qenë pjesë e kësaj historie. Unë vij këtu për të fituar, sepse për këtë kanë nënshkruar me mua.

Dua të jem në një klub që aspiron të fitojë tituj dhe dua ta ndihmoj që të vazhdojë të jetë aq i madh sa ka qenë”, tha 20-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat