Azpilicueta sot nënshkruan me Atletico Madrid

Futboll

Azpilicueta sot nënshkruan me Atletico Madrid

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 08:39
Cesar Azpilicueta

Cesar Azpilicueta do të nënshkruajë sot kontratën me klubin e tij të ri, Atletico Madrid, shkruajnë mediet spanjolle.

Anësori do të largohet me kosto zero nga Chelsea, derisa me ekipin nga Spanja ka rënë dakord për të gjitha detajet javën e kaluar.

33 vjeçari largohet nga londinezët pas 11 vjetësh dhe për shkak të kontributit të madh për klubin në këtë periudhë.

Ndonëse kontrata i skadon në qershorin e vitit të ardhshëm, Chelsea ka vendosur ta lirojë pa asnjë detyrim këtë verë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat