“Messi” turk prezantohet të premten nga Reali

Futboll

“Messi” turk prezantohet të premten nga Reali

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 11:02
Arda Güler

Arda Güler do të zyrtarizohet të premten si futbollist i Realit të Madridit.

Nga ky transferimin, mediet turke raportojnë se Fenerbahce do të përfitojë afërsisht 30 milionë euro.

Nga ana tjetër, shtypi spanjoll shkruan se trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, planifikon të përdorë Ardën kryesisht në krahun e djathtë gjatë gjithë sezonit.

Sot, në konferencën për shtypin, presidenti i Fenerbahces, Ali Koç, i pyetur për të ardhmen e “yllit” 18-vjeçar, tha:

“Miliona tifozë e kanë përqafuar Ardën. Jo vetëm tifozët e Fenerbahçes, ne e dimë se sa shumë e duan. Ne duam t’ju tregojmë si u zhvillua procesi. Ne do t’ju tregojmë se sa zgjat procesi.

Mendoj se ua kam borxh tifozëve. Është krenaria e futbollit turk që Arda kërkohet kaq shumë. Kemi dërguar shumë të rinj jashtë vendit. Është e rëndësishme të jesh i kërkuar. Dua të them diçka të qartë. Arda nuk do të qëndrojë te Fenerbahce, nuk do të jetë këtu sezonin e ardhshëm.”

Thuhet se Reali e Madridit do të paguajë një tarifë fikse prej më shumë se 17 milionë e 500 mijë eurosh, sa është klauzola e lirimit, si dhe bonuset, që e çojnë totalin në afër 30 milionë.

18-vjeçari Arda Güler ka veshur fanellën e Fenerbahçes në 35 ndeshje zyrtare në sezonin e kaluar. Numri 10 arriti të shënonte 6 herë si dhe dha 7 asistime. Arda Güler ka luajtur në 4 ndeshje me Kombëtaren A dhe ka shënuar një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat