Meha nuk ka ndërmend të tërhiqet

Futboll

Meha nuk ka ndërmend të tërhiqet

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 11:41
Meha në mes

Alban Meha nuk do të tërhiqet nga futbolli dhe në moshën 37 vjeçare ka rinovuar kontratën edhe për një tjetër sezon. Ish-mesfushori i Kombëtares luan aktualisht në ligën e katërt gjermane me skuadrën e Hesen Kasel.

Ka qenë vetë klubi që ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës duke e konsideruar Mehën si një nga më të rëndësishmit në skuadër për shkak të eksperiencës që ai ka por edhe për vizionin dhe formën që po kalon pavarësisht se në moshë 37 vjeçare.

Ndërkohë, Meha do të ushtrojë edhe rolin e ndihmës trajnerit te skuadra U17.

“Jam shumë i lumtur që mund të luaj edhe një vit në Hesen dhe gjithashtu të fitoj përvojë si trajner në të ardhmen.

Dua që njohuritë e mia për situata të ndryshme të lojës t’ua përcjell lojtarëve tanë të rinj dhe t’i ndihmoj ata të bëjnë hapin e ardhshëm në karrierën e tyre”, u shpreh Meha pas rinovimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat