Erling Haaland nuk përmbahet

Futboll

Erling Haaland nuk përmbahet

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 13:50
Erling Haaland me të dashurën

Erling Haaland ka treguar atletizmin e tij të jashtëzakonshëm edhe gjatë pushimeve verore, që po kalon me të dashurën futbolliste, Isabel Johansen, në jug të Francës.

Çifti shijoi një udhëtim me varkë dhe u fotografuan në mënyrë të këndshme duke u hedhur në ujë.

Haaland i shpenguar u fotografua duke qëndruar në varkë me Johansen, të dashurën 19-vjeçare, të cilën e takoi ndërsa luante për Bryne në Norvegjinë e tij të lindjes. Në një moment, Johansen fokusohet teksa ia lidh flokët gërshet sulmuesit të Manchester City.

Imazhet e tjera tregojnë Haaland duke zbritur rrëshqitshëm në det dhe bërë serf. Të dy duket të relaskuar, duke shijuar pushimet nga karriera e tyre përkatëse e futbollit.

Haaland i ka merituar këto pushime të gjata vere, pasi ka thyer disa rekorde të Premier League, sezonin e kaluar. 36 golat e tij në vetëm 35 ndeshje ishin një rekord për ligën angleze, duke mbyllur një sezon të mirë të parë pas transferimit aty nga Borussia Dortmund.

Në total, 22-vjeçari shënoi 52 gola në sezonin 2022-2023.

Ai ndihmoi skuadrën e Pep Guardiolës të fitonte tripletën historike: Premier League, “FA Cup” dhe Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat