Tifozët të shqetësuar

Futboll

Tifozët të shqetësuar

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 17:18
Mbappe e Kardashian

Tifozët e futbollit po i frikësohen më të keqes për Kylian Mbappe, pasi ai u pa duke festuar me Kim Kardashian.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain u pa së bashku me një mori yjesh në festën spektakolare të 4 korrikut të miliarderit Michael Rubin.

24-vjeçari, e ardhmja e të cilit mbetet e paqartë pasi ai bëri të ditur se nuk do ta rinovojë kontratën me kampionët e Ligue 1, ishte në rezidencën e Rubin në Hamptons në Long Island, Nju Jork, të martën me një mori super yjesh nga futbolli, NFL dhe basketbolli.

Rubin, i cili është CEO i Fanatics, dhe të ftuarit e tij ishin të gjithë të veshur me të bardha për rastin. Sulmuesi francez Mbappe, 24 vjeç, u fotografua me legjendën e NFL, Tom Brady, si dhe me super yjet e NBA-së, Joel Embiid dhe James Harden dhe aktorin britanik James Corden.

Por pasi pamjet e festës u shpërndanë në internet, fansat e futbollit u shqetësuan shpejt pasi Mbappe u pa duke u shoqëruar me Kardashian.

Tentativa e dështuar e Arsenalit për titullin i është faturuar “Mallkimit të Kardashian”. Topçinjtë ishin tetë pikë përpara vetëm në mars, përpara se Kim Kardashian të shkonte në Emirates për të parë një ndeshje.

Super ylli i reality TV vizitoi Emirates me djalin Saint për ndeshjen e londinezëve në Europa League kundër Sporting Lisbonës. Jo vetëm që Arsenali u eliminua nga kompeticioni atë natë, por forma e tyre në Premier League pësoi një rënie dhe Manchester City arriti t’i parakalonte në renditje dhe të fitonte titullin.

Kardashian ka vizituar gjithashtu PSG-në e Mbappe në fillim të këtij viti, me ekipin francez që pësoi humbjen e parë në shtëpi në Ligue 1 në 715 ditë pasi u mundën 2-0 ndaj Rennes.

Dhe pas pamjeve më të fundit të saj me Mbappe, tifozët iu drejtuan Twitter-it për t’i kërkuar fituesit të Kupës së Botës 2018 që të qëndronte larg saj.

“Largohu prej tij”, ka shkruar një fans ndërsa një tjetër ka thënë: “Mos e bëj o shok!”. Një fans tjetër tha: “Mallkimi i Kardashian po më prish mëngjesin”. Ndërsa një tjetër paralajmëroi: “Mallkimi i Kardashian është i VËRTETË”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat